VIDEO & FOTO GALERI/ Homazhe para zyrës së Ramës për vrasjen e...

VIDEO & FOTO GALERI/ Homazhe para zyrës së Ramës për vrasjen e Florenc Beqiraj, mesazhet prekëse

254
0
Shares

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte para kryeministrisë në Tiranë, ku kanë zhvilluar homazhe në nderim të Florenc Beqiraj, 23-vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë dje në një spital të Marsejës në Francë. Qytetarë ndezën qirinj në trotuarin para kryeministrisë.
Një prej vajzave të pranishme lexoi një dedikim prekës: “Atje ku je ndoshta je i lirë se këtu na nuk të dhamë dashni, të dhamë të goditura të forta dhe ti ngulëm avash në shpirt. Na fal Florenc! e të vramë e me ty e vramë edhe veten, e vrasim çdo ditë. Na s’jemi mirë, na s’jena të lirë. Ti u bëfsh parajsë e na tanë jetën në errësirë”. Shoqëria civile ka njoftuar një protestë ditën e diel në orën 12:00.
Pasi qëndroi për disa ditë në koma Florenc Beqiraj ndërroi jetë në spital pasi mjekët i hoqën tubat e oksigjenit që e mbanin në jetë. Sipas të atit të djalit që ndodhej në spital ato momente, ky veprim ndodhi pa lejen e tij dhe familjarëve. Autoritetet franceze janë shprehur se ai tentoi të vetëvarje në burg, ndërsa familjarët shprehen se ai është dhunuar brutalisht. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

LIVE – Qytetarët vendosin lule dhe ndezin qirinj tek Kryeministria për nder të Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën mbrëmë në Francë.

Publié par INtv Albania sur samedi 23 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY