FOTO/ Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i dërgon letër falenderimi Policisë së...

FOTO/ Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu i dërgon letër falenderimi Policisë së Tiranës, ja përmbajtja

899
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është drejtuar me një letër falenderimi policisë së Tiranës për ndihmën e dhënë gjatë përmbytjeve të fillim dhejtorit. Lajmin e ka dhënë vetë Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, teksa ka postuar letrën e falenderimit dhe mesazhin që ka përcjellë kryebashkiaku Mziu.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore Policisë Tiranës ka marrë një tjetër falenderim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë nga ana e Policisë përsa i përket përmbytjeve të ndodhura në qark dhe sensibilizimi në familjet e përmbytura duke ofruar mbështetje dhe kontribut vullnetar. Në shkresën drejtuar Drejtorit të Policisë Tiranës z.Ardi Veliu, Bashkia Kamëz me Kryetar z. Xhelal Mziu, ka shprehur falenderime të sinqerta për kontributin në situatën e vështirë që po kalon komuniteti i Bashkisë Kamëz si shkak i përmbytjeve të fundit.

Gjithashtu shprehet falenderim për gadishmërinë e treguar nga ana e Policisë të cilët i janë gjendur pranë familjeve të përmbytura duke ofruar ndihma të shpërndara vullnetarisht. Bashkia Kamëz shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe zbutjen e pasojave nga çdo rast tjetër që mund të përballen qytetarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY