Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Buxheti i Tiranës për t’u pasuruar Lali Eri, PD: Një familje do të paguajë 75 mijë lekë në muaj

23/12/2017
Buxheti i Tiranës për t’u pasuruar Lali Eri, PD: Një familje do të paguajë 75 mijë lekë në muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018 sipas Partisë Demokratike është i hartuar nga Erion Veliaj me qëllim vjeljen e sa më shumë parave nga xhepat e kryeqytetasve. Këtë buxhet e ka kritikuar edhe sot anëtari i këshillit bashkiak, Akil Kraja, i cili tha se qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë taksa.  Kraja tha se për një familje në Tiranë “më shumë taksa”, përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj dhe si çdo fundvit një faturë më e shtrenjtë për vitin pasues është “dhurata” e Erion Veliajt për banorët e kryeqytetit.

Deklarata e Akil Krajas:

Në buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kërkon të dyfishojë të ardhurat nga taksat. Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës. Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj; Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë; Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë. Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj.

Në faturën familjare mund te perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve. 75 mijë lekë në muaj është një taksë e rëndë për ta paguar me shkelqimin e rremë të dritave në qendër të Tiranës. 75 mijë lekë çdo muaj janë shumë për t’ia paguar një kryebashkiaku që po e blen pushtetin me paratë dhe pasuritë e Tiranës.

Tags: 75 mije lekebuxheti i Tiranesdenoncimi PDLali Eri pasurohetrritje taksash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.