Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Arrestohen dy oficerë policie, falsifikuan ekspertimin e aksidentit rrugor

07/02/2017
EMRAT/ Arrestohen dy oficerë policie, falsifikuan ekspertimin e aksidentit rrugor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestohen dy policë nga kolegët e tyre.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se të arrestuarit, Ramazan Veseli nënkomisar, specialist shërbimi dhe Viktor Dulaj, oficer i Policisë Gjyqësore, akuzohen për ekspertim të rremë në një aksident rrugor.
Të akuzuarit kanë kryer ekspertimin e rremë në 21 nëntor 2016. Veprimet e tyre në këtë aksident, janë jo në përputhje me rrethanat, duke favorizuar autorin e aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë

SHÇBA arrestoi 2 oficerë të policisë, për ekspertim të rremë të një aksidenti rrugor

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzekutoi urdhër ndalimet e Prokurorisë për 2 punonjës policie të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nën akuzat për “Falsifikim dokumentesh”, “Ekspertim i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dy punonjësit e policisë, të arrestuar nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë:

– N/Komisar Ramazan Veseli, me detyrë specialist shërbimi, përgjegjës seksioni i parandalimit dhe sigurisë në linja jashtë qytetit, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

– N/Komisar Viktor Dulaj, me detyrë oficer i policisë gjyqësore, seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ata ndodhi në 21 nëntor 2016, në rrugën “Prokop Mima”, në Tiranë, ku gjatë një aksidenti rrugor mbeti i aksidentuar rëndë shtetasi L. L.
Veprimet e para hetimore në lidhje me këtë aksident janë kryer nga dy të ndaluarit Viktor Dulaj dhe Ramazan Veseli.
Por nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se veprimet e kryera nga këta oficerë nuk ishin në përputhje me rrethanat faktike dhe për rrjedhojë kanë sjellë favorizimin e autorit të aksidentit.
Në këto kushte nga ana e Prokurorit të çështjes u nxorën urdhrat e ndalimit, të cilat u ekzekutuan menjëherë nga ana e SHÇBA-së, për veprat penale “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ekspertim i rremë” të parashikuar nga nenet 301, 186/3 dhe 309 të K. Penal.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje vazhdojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.