ZBARDHET VENDIMI/ Ja pasuritë e sekuestruara të Klement Balilit

ZBARDHET VENDIMI/ Ja pasuritë e sekuestruara të Klement Balilit

376
0
Shares

Rreth një muaj më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës së Prokurorisë, vendosi nën sekuestro preventive pasuria e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit. Sipas vendimit të zbardhur të gjykatës, mësohet se nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.
Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Veprimet e Policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44-vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhrit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE. Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzave dhe u zhduk. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY