VIDEO/ Byroja gjykon Kryemadhin: A bëre shkelje kur gjuajte me çizme? Kryetarja...

VIDEO/ Byroja gjykon Kryemadhin: A bëre shkelje kur gjuajte me çizme? Kryetarja e LSI: Po të kujtoj betimin e deputetit

111
0
Shares

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku është shqyrtuar kërkesa e PS-së për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës është shoqëruar me debate të ashpra në nisje të saj. Fillimisht ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që është pyetur nga një koleg i saj socialist. “A bëre shkelje kur gjuajte me çizme?”, u pyet Kryemadhi. Pas kësaj ajo reagoi duke thënë: “Po të kujtoj edhe njëherë betimin e deputetit”. Kryetarja e LSI tha më pas të gjithë formulën e betimit dhe la sallën duke dalë jashtë.

Përgjigjia e Kryemadhit: “Jam në përputhje të plotë. Betohem me nder se do të kryejë ndërgjegjen detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbrojë të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punojë me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i Atdheut dhe mirëqenia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY