Edhe Vlahutin si Lu: Dënojmë dhunën e parlamentarëve në Kuvend

Edhe Vlahutin si Lu: Dënojmë dhunën e parlamentarëve në Kuvend

154
0
Shares

Delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp, të publikuar ditën e sotme, shprehet se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë. Kështu Romana Vlahutin ruan të njëjtën linjë gjykimi për protestën e opozitës si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.

Deklarata e Delegacionit të BE-së: BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY