Seks ‘100 euro nata’ me 27 vjeçaren, burg për tutoren dhe 2...

Seks ‘100 euro nata’ me 27 vjeçaren, burg për tutoren dhe 2 milionë lekë gjobë për kosovarin

243
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burgim një grua 50 ­vjeçare, pasi u shpall fajtore për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Rasti është zbuluar në Tiranë, më 15 maj të këtij viti, ku një 27­ vjeçare ishte rekrutuar nga e pandehura Teuta T. për t’u shfrytëzuar si prostitutë. Po kështu, Gjykata ka dënuar me punë për interes publik edhe vajzën që do të shfrytëzohej si prostitutë, shtetasen P.E. si edhe ka gjobitur me 200 mijë lekë të reja një klient nga Kosova. Po kështu, është dënuar për “moskallë­zim” krimi edhe një shofer.

Atë ditë, Policia ka qenë në mbikëqyrje të një hoteli që ndodhet në zonën e Yrshekut në Tiranë. Policia kishte marrë informacione se në atë vend, një vajzë shfrytëzohej për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetasen P.E. 27 vjeçe. Natën kur kanë ndodhur arrestimet, Policia ka ndjekur lëvizjet e tutores, e cila në momentin që është larguar nga hoteli, është arrestuar nga Policia, së bashku me shoferin J.P.

Sipas Prokurorisë, klienti nga Kosova kishte komunikuar nëpërmjet telefonit me tutoren Teuta T. dhe më pas ka shkuar në hotel. E pandehura, pasi ka rënë dakord për pazarin me klientin, ka njoftuar shtetasen P.E. që të shkojë në hotel dhe pasi është futur në dhomën ku qëndronte klienti nga Kosova, ka ndërhyrë Policia. Në dëshminë e saj në Prokurori, shtetasja P.E. ka thënë se e ka njohur Teuta T. në lagjen ku ajo banonte.

Ajo ka treguar se i ka kërkuar ta ndihmonte për të gjetur ndonjë punë. Teuta T. i ka thënë se e vetmja punë që mund t’i gjente ishte t’i siguronte klientë për të kryer marrëdhënie seksuale. P.E. ka thënë se fillimisht nuk ka pranuar, por më pas është bindur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. “E pandehura Teuta T. i gjente klientë, ndërsa P.E. kryente marrëdhënie seksuale me këta persona kundrejt pagesës, një pjesë të së cilës ia jepte Teutës. Edhe për rastin në shqyrtim, ajo ka deklaruar se ka qenë e pandehura Teuta T., që e ka prezantuar me klientin nga Kosova dhe e ka dërguar drejt dhomës së hotelit”, shkruan materiali i Prokurorisë së Tiranës.
Edhe Teuta T. e ka pranuar akuzën ndaj saj, por ka kërkuar një masë sa më të lehtë, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ndërsa klienti kosovar ka thënë se është njohur me Teuta T. dhe i ka kërkuar natën që u arrestua t’i gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës 10 mijë lekë të reja.
Pasi kanë rënë dakord, Teuta T. i ka treguar hotelin ku do të takonte vajzën. Fajësinë e ka pranuar edhe shoferi, i cili ka shprehur pendesë të thellë dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë. Në përfundim, Gjykata e ka dënuar Teuta T. më 2 vjet burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i ulet përfundimisht në 1 vit e katër muaj. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY