RAPORTI GJERMAN/ Ja kush e cenon dhe frikëson median në Shqipëri

RAPORTI GJERMAN/ Ja kush e cenon dhe frikëson median në Shqipëri

138
0
Shares

“Liria e medias konsiderohet e pjesshme në Shqipëri. Kjo për shkak të presionit të fortë nga politikanët dhe pronarët e medias që çojnë në vetëcensurim, frikësim dhe dhunë kundër gazetarëve”.
Ky është përfundimi i një raporti të Friedrich Naumann Foundation, një fondacion gjerman për politikat liberale.
“Frika nga humbja e vendit të punës ka qenë një nxitës i rëndësishëm i vetëcensurës midis gazetarëve”. Fondacioni gjerman citon edhe Fondacionin Europian të Barometrit të Lirisë sipas të cilit frikësimi dhe dhuna kundër gazetarëve janë gjithashtu mjete që kufizojnë lirinë e medias në Shqipëri.
“Një gazetar i njohur për hetimet e tij ndaj korrupsionit u rrah në mars”, thuhet në raport duke iu referuar rastit të gazetarit Elvi Fundo.
Raporti thotë se Shqipëria renditet e 18-ta nga 30 vendet e përfshira në studim, e cila merr parasysh periudhën nga korriku 2016 në qershor 2017. Studimi mat 10 faktorë që kanë të bëjnë me lirinë politike, sundimin e ligjit dhe lirinë ekonomike.
Sa i përket gjyqësorit, raporti thotë se ndryshimet kushtetuese të miratuara unanimisht nga parlamenti i vendit në korrik 2016 pritet të marrin disa vjet që të zbatohen plotësisht për të krijuar një sistem të sundimit të ligjit në përputhje me anëtarësimin e dëshiruar të Shqipërisë në BE.
Raporti vë në dukje zhvillimet pozitive në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një pikënisjeje e ulët.
“Prona private në Shqipëri nuk është e mbrojtur në mënyrë adekuate. Shqetësimi më i madh është pavarësia e ulët gjyqësore nga grupe të fuqishme politike dhe të interesit të biznesit. Zbatimi i kontratave përplaset me shumë probleme të tjera si: procedura të gjata, kosto të larta dhe korrupsion brenda gjyqësorit”, thuhet në raport.
“Ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë si korporata e energjisë KESH dhe shpërndarësi i energjisë OSHEE ende paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për financat publike për shkak të menaxhimit joefikas dhe politikave operacionale, megjithëse burimet e alokuara”, shkruan raporti.
“Procesi i privatizimit të kompanive shtetërore dhe aseteve të tyre, kur ato janë falimentuar, po ecën ngadalë. Privatizimi i Albpetrol, kompania shtetërore e naftës, është në pikëpyetje, pasi është shtyrë disa herë”, shton Fondacioni Friedrich Naumann.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY