EMRAT & FOTO/ Hetimet ndaj Habiljave, Prokuroria e Catanias mbyll hetimet

EMRAT & FOTO/ Hetimet ndaj Habiljave, Prokuroria e Catanias mbyll hetimet

179
0
Shares
Te arrestuarit ne Itali

Prokuroria e Katanias ka formalizuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj disa personave të vënë nënë hetim në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”, i ekzekutuar në Itali më 14 tetor të 2017, i cili çoi në shkatërrimin e një trafiku droge e armësh mes Shqipërisë e Italisë, me një biznes përfitimi prej më shumë se 20 milionë euro nga viti 2013 – 2017.
I pyetur nga Ora News, avokati i Moisi Habilaj e Fatmir Minaj, Biaggio Maurizio Catalano, ka deklaruar se “nuk ka asgjë të jashtëzakonshme apo të veçantë në këtë vendim”.
“Është një akt i detyrueshëm formal që i bëhet hetimeve të një procesi penal” , tha ai.
“Ajo ç’ka ju gazetarët duhet t’i kushtoni vëmendje është data e nisjes së seancës së parë dëgjimore të këtij procesi”.
Po kur do të nis ky proces?
“Ende nuk ka një datë të caktuar, u përgjigj avokati. Do të duhet kohë. Ndërkohë ne po përgatisim strategjinë mbrojtëse ndaj klientëve tanë”.
Gjatë orëve të fundit me firmën e prokurorit Carmelo Zuccaro, Prokuroria e Katanias ka informuar mbylljen e hetimeve ndaj 15 persona të konsideruar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Por ndryshe nga vendimi i mëparshëm i muajit tetor i marrë nga Prokuroria e Katanias, në listën e personave të vënë nën hetim janë shtuar emra të rinj e janë hequr emrat e 5 shtetasve shqiptarë.
Me kërkesë të gjykatëses Loredana V. K., Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29. 07. 2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është kërkuar arrestimi ndaj 12 personave.
Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976
Vendimi i marrë gjatë orëve të fundit nga Prokuroria e Katanias ka zyrtarizuar vënien nën hetim vetëm për 7 persona nga kjo listë, duke lënë jashtë saj shqiptarët Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armand Sulaj, Nezar Seiti e Tigrens Mezuraj.
Shtetasi Nezar Seiti është arrestuar në Shqipëri e po hetohet nga autoritetet shqiptare.
Prokuroria e Katanais ka zyrtarizuar mbylljen e hetimeve ndaj shqiptarëve Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, aktualisht në gjendje arresti me burg dhe Fatmir Minaj i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Lista e re e personave të vënë nën hetim nga Prokuroria e Katanias ka përfshirë shtetasit italianë Fabio Spampinato, Massimiliano Brundo, William Patanè, Enrico Giaquinta, Carmelo Bertolino, Giuseppe e Antonio Greco, Rosario Giuliano të cilët do të kenë 20 ditë kohë për të kërkuar marrjen në pyetje apo për të paraqitur aktet e dokumentacionin e duhur nga avokatët e tyre mbrojtës.
Për herë të parë pas publikimit të lajmërimit të Prokurorisë së Katanias për mbylljen e hetimeve ndaj personave të përfshirë në operacionin “Rosa Dei Venti” mediat prestigjoze italiane si “La Repubblica” përcjellin informacionin se kreu i këtij trafiku droge është kushëri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, në këtë funksion deri më muajin mars të 2017.
Po a është apo jo i hetuar ish Ministri shqiptar nga Prokuroria italiane e Katanias?
Si në listën e parë të personave të vënë nën hetim të operacionit “Rosa dei Venti” të publikuar në muajin tetor ashtu dhe në listën e dytë të publikuar pak orë më parë, emri i ish-Ministrit nuk rezulton të jetë zyrtarizuar si person në hetim.
Sipas mediave shqiptare është Prokoruria shqiptare, në bazë të dëshmive të Dritan Zaganit, në fund të muajit tetor që i ka kërkuar Prokurorisë Italiane, nisjen e hetimeve ndaj ish- Ministrit shqiptar.
Ditët në vazhdim e nisja e seancave gjyqësore ndaj personave të hetuar do të jetë përcaktuese mbi këtë skandal që ka përfshirë gjatë muajve të fundit politikën shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY