Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Protestuesit përplasen me policinë

18/12/2017
FOTO GALERI/ Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Protestuesit përplasen me policinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë pasqyruar gjerësisht dhunën në protestën e opozitës kundër zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Mediat e huaja shkruajnë se në protestë morën pjesë 3 mijë persona dhe disa prej tyre u lënduan.
Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë raportuar situatën e tensionuar brenda dhe jashtë parlamentit në ditën e zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. AFP i ka paraqitur zhvillimet në Shqipëri me anë të disa fotografive. Ndërsa “Associated Press” shkruan se në protestën e opozitës jashtë parlamentit morën pjesë rreth 3 mijë persona. Kjo agjenci thekson se disa prej tyre janë lënduar nga përleshjet me policinë.
“Associated Press” citon opozitën ku shkruan se ata e cilësojnë antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut në drejtim të përkohshëm të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërsa Rojters duke pasqyruar dhunën jashtë dhe brenda parlamentit, rithekson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për protesta të reja në Janar. Ndërsa citon kryeministrin Rama i cili thekson se zgjedhja e kryeprokurorit ishte legjitime dhe kushtetuese si dhe është konfirmuar edhe nga ekipi i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara që asistojnë në reformën në drejtësi.
“Komisioni Europian ia ka bërë të qartë Shqipërisë se dëshiron të shikojë rezultat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përpara se t’i kërkojë vendeve anëtare aprovimin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Tiranën”, shkruan Rojters.
Situata është raportuar edhe nga agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.
Gjithashtu shkrimet e “Associated Press” dhe “Rojters”, janë shpërndarë nga media të rëndësishme ndërkombëtare si Daily Mail, Uashington Post e shumë të tjera.

 

Tags: mediat nderkombetareopoziteprotesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.