Thirrja e PD: Bashkohemi nesër, ndalim mbrojtjen e Ramës për Tahirin, Sejdinin...

Thirrja e PD: Bashkohemi nesër, ndalim mbrojtjen e Ramës për Tahirin, Sejdinin e Dakon me Kryeprokuror politik

105
0
Shares

Kur na ndajnë vetëm 24 orë nga protesta e nesërme e opozitës, Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp të deputetes Grida Duma iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve të bashkohen para parlamentit. Duma nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të mbyllë dosjet e Tahirit, Dakos dhe Sejdinit me një Kryeprokuror politik.

“Tashmë ditë pas dite po dalin në sipërfaqe skandale dhe kjo i rrezikon pushtetin Edi Ramës. Ministri i tij model Tahiri është nën hetim jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali për trafik droge. Kërkon të pengojë dhe ndalë hetimin për Tahirin. Me prokurorin e tij politik do të shpëtojë Tahirin dhe të tjerët nga drejtësia. Nesër populli do bashkohet në mbrojtje të të drejtave të veta, në mbrojtje të Kushtetutës. Të bashkohemi nesër për të treguar që nuk pranojmë një diktaturë që pengon të ardhmen europiane”, tha Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY