Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/ PD: Brenda 24 orëve, Edi Rama i dhuroi Arben Ahmetajt 22 milionë euro me inceneratorin e Elbasanit

17/12/2017
SKANDALI/ PD: Brenda 24 orëve, Edi Rama i dhuroi Arben Ahmetajt 22 milionë euro me inceneratorin e Elbasanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koncensioni për tre inceneratorët që ka firmosur qeveria Rama, rezulton të jetë një akt i paprecedentë korruptiv, që zhvat miliona euro nga buxheti i shtetit, për t’ia dhuruar klientëve të saj. Partia Demokratike nëpërmjet drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku, ka zbuluar sot se fabrika e Elbasanit, për të cilën u dhanë 22 milionë euro, zotërohet nga vetë ministri i Financave, Arben Ahmetajt. Ky koncension sipas PD është dhënë në dijeni të plotë të kryeministrit Edi Rama

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku:

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë me 178 milionë euro nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë Rama, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

Procedura për djegësin e Elbasanit është modeli i shkeljes flagrante të ligjit për konçesionet dhe një hetim i pavarur do të çonte pas hekurave të burgut cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn.

Për dhënien me konçesion të inceneratorit të Elbasanit, ligji parashikon 3 procedura, por ato u shkelën të treja! Më kryesorja ndër to ishte anashkalimi i tenderit ndërkombëtar. Në vend të garës së hapur qeveria bëri blerje direkte me plot 22 milionë euro.

Por jo vetëm kaq!

–       Kompania fituese nuk kishte asnjë përvojë të ngjashme!

–       Buxheti i saj ishte më pak se 1,000 USD!

Pyetjet që rëndojnë përgjegjësinë penale janë:

Pse nuk u publikua as njoftimi i garës?

Pse nuk u shpall fare procedura e ndjekur?

Pse nuk u shpall asnjë kriter ligjor dhe teknik për vlerësimin?

Përgjigja është një! Sepse pas kompanisë që mori 22 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit qëndron Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sigurisht, me dijeninë e kryeministrit Edi Rama!

Shkelja e procedurave të konçesionit është vepër penale që dënohet me burg të gjatë për ministrat hajdutë!

Fabrika e djegies së plehrave në Elbasan është gjithashtu modeli i keqpërdorjes së qeverisë për interesat korruptivë të ministrave të Ramës. Dokumentat tregojnë se brenda 24 orëve janë kryer 9 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës mga qeveria!

1- Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese

2- Koha per ankimin u caktua brenda datës 16.

3- Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.

4-Dergimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16. ​

5- Përgjigja me shkrim e komenteve nga ministritë e tjera  erdhi brenda datës 16.

6- Hartimi i kontratës me 40 faqe  brenda datës 16.

7- Negocim kontrate mes paleve brenda datës 16.

8- Firmosje kontrate mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Arben Ahmetajt brenda datës 16.

9-Miratim kontrate në mbledhje qeverie me datën 17 Dhjetor 2014!

Për çdo shqiptar është e kuptueshme se gjithçka ka qenë e paracaktuar, që Arben Ahmetaj, me lejen e Edi Ramës,  të marrë 22 milionë euro nga buxheti i shtetit për një fabrikë që do të helmojë ajrin në Elbasan.

Ndërtimi i tre inceneratorëve është një nga aferat më të rënda të qeverisë Rama, prandaj i bejmë thirrje ish ministrit Lefter Koka që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Mbulimi i aferës korruptive të tre djegësve të plehrave është një motiv më shumë pse Edi Rama kërkon të kapë prokurorin e pergjithshem. Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër kapjes së drejtesisë nga kryeministri Rama. Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë pa frikë hetimin e kësaj afere për kryepeshqit e korrupsionit.

Tags: afere korruptivefiton 22 milione euroinceneratoretKoncensionetRama ia dhuroi Ahmetajtu kryen per 24 ore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.