PD nesër mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar – Ja çfarë pritet të...

PD nesër mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar – Ja çfarë pritet të vendoset për Kryeprokurorin e ri

205
0
Shares

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e së shtunës grupin parlamentar, ku pritet të merren vendime politike në lidhje me vendimin e mazhorancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në seancën e së hënës.
Pritet që në këtë mbledhje të përcaktohet strategjia që do të ndjekin deputetët e PD-së në seancën ku do të votohen kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm, pasi Komisioni i Ligjeve përzgjodhi 3 emra nga 7 që garuan për këtë pozicion.
Burime nga PD bëjnë të ditur se mbledhja e grupit parlamentar do të mbahet në selinë e PD-së në orën 18:00 të së shtunës, ndërsa i është kërkuar ligjvënësve të partisë më të madhe të opozitës dhe aleatëve të saj, të jenë të pranishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY