SKANDALI / Ministri Peleshi nuk mohon substancat kancerogjene: Siguria ushqimore nuk është...

SKANDALI / Ministri Peleshi nuk mohon substancat kancerogjene: Siguria ushqimore nuk është perfekte, do verifikojmë situatën e qumështit

199
0
Shares

Pas akuzave të ish-pararendësit Edmond Panariti, për substancat kancerogjene që gjenden në qumështin e tregtuar në Shqipëri, ka reaguar ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Ai nuk ka mohuar akuzat dhe për pasojë ekzistencën e këtyre substancave sipas edhe raportit ët AFI, ndërsa është shprehur se, Siguria ushqimore nuk është perfekte, do verifikojmë situatën e qumështit.
“Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qenë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu siç u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.
Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”, reagon Peleshi në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY