BE ‘hedh tuç’ krenarinë e Ramës: Shqipëria kërkoi ndihmë për përmbytjet më...

BE ‘hedh tuç’ krenarinë e Ramës: Shqipëria kërkoi ndihmë për përmbytjet më 4 dhjetor, ja çfarë i ofruam

181
0
Shares

Deklaratat e krenarisë të kryeministrit Edi Rama, ku thoshte se qeveria i përballoi e vetme përmbytjet, duke mos kërkuar ndihmë gjetkë në Europë apo botë, kanë marrë sot një godtije të fortë nga BE, pas asaj që i dha Sali Berisha në parlament.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra dhe këtë e tregon njoftimi zyrtar i zyrës që drejtohet nga Romana Vlahutin, ku theksohet se Shqipëria që në 4 dhjetor kërkoi ndihmë për përmbytjet, me një listë të gjatë artikujsh. Siaps njoftimit, ndihma erdhën nga disa shtete europiane.

Njoftimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Fletë informuese mbi misionin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së pas përmbytjeve të dhjetorit 2017 në Shqipëri. Në fillim të dhjetorit Shqipëria përjetoi reshje të mëdha që shkaktuan përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Më 4 dhjetor Shqipëria i kërkoi ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERÇ), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. ERÇ koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse;

Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:

Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);

Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);

Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);

Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);

Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme;

Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik”i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile;

Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj;

Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERÇ është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën.

Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së siguron një përgjigje të koordinuar, efektive dhe efikase ndaj fatkeqësive, duke bashkuar kapacitetet e reagimit nga 34 shtete pjesëmarrëse;

Ai promovon gjithashtu veprime të përbashkëta për parandalimin dhe përgatitjen për fatkeqësitë;

Nga viti 2001 deri në vitin 2017, Mekanizmi i Mbrojtjes Civilei BE-së është aktivizuar më shumë se 250 herë. Çdo vend në botë, OKB-ja dhe agjencitë e saj, si dhe organizatat ndërkombëtare mund të kërkojnë asistencë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kontributi i BE-sëpër rimëkëmbjen ngapërmbytjet dhe parandalimin e tyre në Shqipëri që nga viti 2015

Pas përmbytjeve të vitit 2015, BE-ja mobilizoi fonde për një program të rimëkëmbjes nga përmbytjet nën 3 komponentë:

Rehabilitimi i infrastrukturave për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parandalimin e erozionit (6 milion euro të deleguara UNDP-së, punimet kanë përfunduar);

Përmirësimi i parandalimit të përmbytjeve dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm (2.3 milionë Euro kontraktuar mbrojtjes civile italiane, projekti vazhdon deri në fund të vitit 2018);

Rikuperimi i dëmeve bujqësore dhe rikthimi i kapaciteteve prodhuese duke përfshirë kompensimin për fermerët e prekur (6.4 milionë Euro të zbatuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti vazhdon deri në mes të vitit 2018)

BE-ja financoi dy programe rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë lidhur me parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj përmbytjeve:

Programi i Përmbytjeve IPA, 6 milionë Euro, mbështeti Shqipërinë dhe vendet në rajon për të përmirësuar sistemin kombëtar të mbrojtjes civile në trajtimin e përmbytjeve. Programi gjithashtu krijoi, trajnoi dhe pajisi tri lloje të ndryshme njësish/moduleshreagimi ndaj përmbytjeve në Shqipëri që u përdorën në emergjencën e vitit 2016.

Programi i Vlerësimit të Rrezikut dhe Hartëzimit të Katastrofave të IPA-s (IPA DRAM), 3 milionë Euro, forcon aftësitë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, duke krijuar sisteme kombëtare për grumbullimin e të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë, vlerësimin e rrezikut, si dhe hartëzimin dhe krijimin e Atlasit Elektronik, Rajonal dhe të Riskut (ERRA).

Përpjekjet e bëra nga BE-ja në Shqipëri që nga viti 2015 lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë pasur një ndikim pozitiv në reduktimin e shkallës së ngjarjeve të përmbytjeve të vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY