Panariti: Rama firmosi VKM për tokën e Balilajve

Panariti: Rama firmosi VKM për tokën e Balilajve

208
0
Shares

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ka qenë Rama që ka firmosur VKM për tokat e Balilajve. Ai i bëri thirrje mazhorancës që të shkojnë në Prokurori dhe ti nënshtrohen një procesi transparent.
Panariti tha se pasi qeveria ia kaloi në administrim ministrisë së Bujqësisë ky institucion do të fillonte procedurat e shfrytëzimit të kësaj toke, e cila ka qenë një tokë djerrë.
“Kjo histori të nderuar qytetarë, ka filluar me një vendim qeverie, Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), sipas të cilit një tokë e cila ishte në administrimin e një shkolle të mesme bujqësore, në varësi të Ministrisë së Arsimit, i hiqet, arsyet i di qeveria, dhe i vihet në dispozicion Ministrisë së Bujqësisë për ta administruar, e cila nuk është operator ekonomik. Dhe sigurisht do të hap procedurat e dhënies me qira që investitorë të interesuar të marrin pjesë në garë dhe sipas të gjithë kritereve ligjore dhe procedurave të parashikuara nga ligji, ti nënshtrohen garës dhe të shpallet një fitues. Dhe sigurisht që u shpall një fitues, dhe unë nuk jam këtu as për të bërë segregim, as aparteid, as për të parë biografinë, as ndarje klasore, për të paragjykuar apo gjykuar se kush është fituesi. Megjithatë kjo është çështje proceduriale, unë jam I hapur. Dosjet janë aty, meqenëse i shpallët dhe si objektiv. Merrini dosjet nën sqetull dhe që nesër shkojmë në Prokurori dhe i nënshtrohemi një procesi të qartë transparence të të gjithë procedurave që ka zbatuar Ministria e Bujqësisë, duke filluar që nga zanafilla, që nga VKM-ja, që këtë tokë e kaloi nga administrimi i Ministrisë së Arsimit, tokë si pjesë e pronësisë së një shkolle, dhe ja vuri në dispozicion Ministrisë së Bujqësisë. E cila çfarë do bënte? Do fillonte procedurat, procedurat e shfrytëzimit të kësaj toke, e cila ka qenë një tokë djerrë, tokë e braktisur, tokë e cila nuk u nda me 7501-shin, dhe duhet të dini që është krijuar një ide gati utopike sikur tokat që ka në administrim shteti shqiptar, Ministria e Bujqësisë, janë tokat më produktive”, u shpreh Panariti.
Ish-ministri i LSI tha se bujqësia u kanabizua jo nga ministria e Bujqësisë.
Duke e quajtur interpelancën me ministrin e Bujqësisë si të stisur, ai tha se mazhoranca kërkon të përfshijë LSI në lidhje me trafikantët e drogës.
“Bujqësia u kanabizua jo nga Ministria e Bujqësisë të nderuar zotërinj. Ju e dini shumë mirë kush janë aktorët dhe faktorët e kanabizimit. Doni të na përfshini dhe ne, e keni gabim pavarësisht nga dëshira juaj është e pamundur. Procedurat janë aty, proceset, ligjet janë aty. Organet investigative janë aty, nuk i takon deputeteve të parlamentit të nxjerrin dokumentet, kontratat këtu. Derën e prokurorisë e keni aty. Nuk është parlamenti vendi ku do të bëhen hetimet dhe investigimet. Ju e dini fare mirë këtë, por e përdorni si kauzë politike”, shtoi Panariti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY