Një 23 vjeçar nga fshati Shtëpanjë i Cërrikut i ka marrë jetë në një goditje aksidentale me makinë një gruaje 65-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh dhe viktima ishte bashkëfshatare e të riut.
“Autori A.Xh. 23 vjeç ishte duke drejtuar një “Fiat” me targa AA 461 EN kur e ka përplasur gruan me iniciale F.Xh. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/