Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ 863 mijë eurot në makinën e Orest Sotës të Saimir Tahirit, mes tyre edhe kartëmonedha false

13/12/2017
VIDEO/ Takimi i Saimir Tahirit me Orestin e 800 mijë eurove
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prova e cila ka bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda që t’i ndalojë Saimir Tahirit daljen jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës ka qenë çështja Sota. Prokuroria ka sjellë si provë arrestimin e Orest Sotës në Elbasan në makinën e të cilit u gjetën 863 mije euro, 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit dhe një patente po lundrimi i bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlindës. Në faqen tre të vendimit sqarohet se pas gjetjes së këtyre provave Prokuroria dyshon se paratë janë të Saimir Tahirit.
Prokuroria dyshon që paratë e gjetura në automjet lidhen me aktivitete të paligjshme të shtetasit nën hetim Saimir Tahiri. Alibia e ngritur nga shtetasi Orest Sota është një mënyrë për të mbuluar natyrën e vërtetë të origjinës së këtyre parave.
“Një fakt që dëshmon se këto para nuk janë tërhequr nga sistemi bankar është konstatimi i pesë kartëmonedhave 50 euroshe tërësisht të falsifikuara. Gjithashtu, ne dyshojmë që këto para janë hequr në nxitim e sipër për t’u fshehur në vende të tjera”.
Fakti tjetër i ri që kanë bindur gjykatën janë hyrje-daljet jashtë vendit që Saimir Tahiri ka me Orest Sotën, ku në shumicën e rasteve ka udhëtuar me makinat e familjes Sota dhe bizneseve të tyre. Në bazë të sistemin TIMS Orest Sota në 24 Shkurt të këtij viti ka dalë nga Murriqani me një makinë të ministrisë së Brendshme me targa MB279AA.
Më datë 7 Korrik 2017 Saimir Tahiri ka dalë nga Murriqani me një mjet që rezulton i regjistruar në emër të Ardit Sotës, vëllai i Orestit. Është kthyer dy ditë më vonë nga e njëjta pikë kufitare me një makinë që është pronësi të firmes së babait të Orestit. Më 2 Gusht 2016 ora 22:14, Tahiri ka dalë nga porti i Durrësit me një makinë në emër të një personi nga Elbasani. Në të njëjtën orë ka dalë dhe Orest Sota pa makinë. Janë kthyer të dy me datë 7 Gusht 2016 dhe kanë diferencë në sistemin TIMS vetëm 3 minuta.

Tags: 863 mije euroorest sotasaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.