Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Diplomatët që munguan në festën e PD-së, janë pasionantë e të thekur pas Ramës

12/12/2017
Berisha: Diplomatët që munguan në festën e PD-së, janë pasionantë e të thekur pas Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e ABC News, ka risjellë në kujtesë edhe njëherë themelimin e Partisë Demokratike 27 vite më parë.
Ai ka rrëfyer me detaje atë që ndodhi në 11-12 dhjetor të vitit 1991, dhe ditëve që3 e shoqëruan më pas PD-në dhe ata që e themeluan.
“E vërteta historike është kjo, më 11 dhjetor është kthyer përfaqësia e pedagogëve dhe studentëve nga takimi në pallatin e kongreseve me Ramiz Alinë. Arben Imami i tha shqiptarëve se do të krijohet partia e re. Në katin e dytë në korridor apo në një zyrë, kemi diskutuar për partinë e re, kemi diskutuar dhe kemi vendosur që ta quajmë Partia Demokratike. Të nesërmen në mëngjes në shtëpinë e Gramoz Pashkos jemi mbledhur ku kemi diskutuar dhe më pas jemi zhvendosur në një dhomë në godinën nr. 15 në QS që mund ta quajmë shtëpinë e parë të PD-së. Në shtëpinë e Pashkos ka nisur puna për programin minimal, për programin e plotë dhe kjo ka vazhduar për 4 ditë”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar festën e Partisë Demokratike në 27 vjetorin e themelimit të saj.
I pyetur nga moderatorja e emisionit, për mungesën e disa prej themeluesve të PD-së, ish-kreu i qeverisë deklaroi se ata shkëlqyen me mungesën e tyre dhe se ata janë pjesë e PD-së.
“Ata shkëlqyen me mungesën e tyre. PD është ndërtuar mbi vlera dhe kontribute, dhe çdo njeri ka kontributin e tij në PD. Unë shoh një përpjekje serioze”, tha ish-kryeministri.
Ndërsa sa i takon mungesës së disa prej diplomatëve të ftuar Berisha tha se, “Sa u përket diplomatëve, unë pashë disa prej tyre, normalisht disa mund të kenë munguar. Sigurisht që ka diplomatë që janë të pasionuar pas Ramës, e kanë të thekur pasionin, janë me bindje të majta. Sidoqoftë në një pritje vjen ai që do”.
Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi më tej mbrëmjen e sotme se në çdo rast ka qenë dhe është me bazën e kësaj force politike.
Në studion e ABC News, Berisha u përgjigj pyetjes se me cilin do të ishte në rast se do të kishte një kërkesë për largimin e Kryetarit të PD-së.
“Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Gjatë historisë 27-vjeçare të kësaj partie ka pasur debate gjithmonë. Nuk ka ngelur gjë që nuk është shkruar, por një nga historitë më të mrekullueshme është ajo e lëvizjes studentore dhe e themelimit të PD.
Njëri prej tyre do të thoshte këto fjalë: bashkëpunëtorët e afërt nuk e donin Berishën, natyrisht e kundërshtonin, donim të shpëtonim prej tij, por problemi ishte ky, që sa dilte në bazë baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën”, tha Berisha.

Tags: 27 vjetoridiplomatetPDsali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.