Reforma në Drejtësi dhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri të vendit, kanë qenë dy temat kryesore të përplasjeve që ka dhuruar ditën e sotme skena politike në vend, ku është përfshirë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Lidhur me interferimin e Lu në këtë çështje madhore, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, që vërteton se ndërkombëtarët dështuan me reformën në drejtësi.
“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë institimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!”, shkruan Ylli Manjani.






