SHIFRAT/ Investimet e huaja diskete, ulen me 4.2%

SHIFRAT/ Investimet e huaja diskete, ulen me 4.2%

111
0
Shares
Foto Ilustruese

Investimet e huaja direkte janë ulur gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend pati rënie të investimeve me 4,2%.
Ndërkohë gjatë tre muajve të fundit niveli i investimeve të huaja ka qenë i njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Fluksi i investimeve të huaja direkte shënoi 299 milionë euro, duke ruajtur nivelin e një viti më parë gjatë periudhës korrik-shtator. Investimet në sektorin e energjisë mbajnë peshën kryesore në investime dhe sipas të dhënave në sektorin e energjetikës janë përqendruar (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%).
Parashikimet për kontributin e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare nuk janë shumë pozitive pasi pritet që të mbarojnë projekte të mëdha si TAP apo një sërë HEC-esh në kaskadën e Drinit. Madje Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm me 0.4%. Por qeveria argumenton se në projekt ka ende investime madhore të cilat do të zëvendësojnë investimet e mëdha që janë në përfundim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY