FOTO & EMRI/ Greqi, po i ngjitej malit të perëndive, humb jetën...

FOTO & EMRI/ Greqi, po i ngjitej malit të perëndive, humb jetën në krahët e shokut studenti korçar

209
0
Shares

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ngjitej në malin e Olimpit në Greqi. Ai mësohet se ishte i apasionuar pas alpinizmit.
Udhëtimi që Ilia Dhimitri kishte organizuar me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik, me sa duket ishte i fundit për të.
I riu 26-vjeçar shqiptar nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar. Bashkudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mundi të gjente mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.
Babai i djalit që arriti të mbijetojë ka thënë për gazetën greke “Protothema”, se me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi.
“Djali im zbriti, shkoi te miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”
Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe të pushtonte sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në malin ku sipas gojëdhënave jetojnë perënditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY