Itali, fqinja vigjilente fut në kurth hajdutin shqiptar

Itali, fqinja vigjilente fut në kurth hajdutin shqiptar

161
0
Shares

Vjedhja në një apartament në Comeana dështoi, falë fqinjës që arriti të largojë hajdutët, por gjithashtu të mbajë mend numrin e targës së makinës që përdorën ata për t’u arratisur.
Në pranga ra një shqiptar, kurse bashkëpunëtori i tij arriti t’i shpëtojë policisë.
Ishte fqinja e shtëpisë ku kishin arritur të futeshin hajdutët e cila pengoi vjedhjen dhe lajmëroi karabinierët të cilët arritën të kapnin gjurmët e tyre.
Kjo ndodhi dje në mbrëmje, të mërkurën e 6 dhjetorit, në Comeana, Carmignano.
Gruaja, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta, doli në dritare dhe pasi u përball me dy djemtë, i detyroi ata të largoheshin por arriti të shënonte targën e mjetit me të cilin ata ikën.
Në pranga thuhet se ra një 28-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm dhe pa leje qëndrimi.
Megjithatë bashkëpunëtori i tij arriti të ikte. Sipas mediave italiane, shqiptari ka provuar me të gjitha mënyrat që t’i shpëtojë arrestimit duke bërë rezistencë e madje duke goditur një efektiv.
Në makinë u gjetën mjetet që ata përdornin për të hyrë nëpër banesa.
Mbrëmjen e kaluar, ata kishin tentuar një seri vjedhjesh në zonën e Comeana derisa arritën në një apartament, pronarët e të cilëve ishin jashtë në atë kohë, por një fqinj ishte tepër i vëmendshëm. Edhe Golfi me të cilin u kap rezulton i vjedhur. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY