VIDEO/ Mazhoranca e ka ndarë mendjen, Shqipëria me prokuror të ri brenda...

VIDEO/ Mazhoranca e ka ndarë mendjen, Shqipëria me prokuror të ri brenda 30 ditëve

121
0
Shares

Në ambientet e Kuvendit ka nisur pak më parë mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila po vijon dhe është karakterizuar nga debate të forta mes palëve, pasi diskutohet memoja që detajon procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas largimit të Adriatik Lallës.

“Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë”, deklaroi kreu i komisionit, Ulsi Manja. Ai gjithashtu i dha fjalën deputetit të PS, Blendi Çuçi për të prezantuar project vendimin për prokurorine përkohëshm, duke treguar se mazhoranca është e vendosur për të përfunduar këtë proces edhe vetëm me shumicë të thjeshtë.

Pr/vendimi për Prokurorin e përkohshëm:

Maxhoranca prezantoi pr/vendimin për miratimin e Prokurorit të përkohshëm, i cili duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.

  • Shpallet publikisht vendi vakant.
  • Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.
  • Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancën dëgjimore.
  • Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për Kuvendin.

Mandati i kryeprokurorit, mblidhet Komisioni i Ligjeve

Mandati i kryeprokurorit, mblidhet Komisioni i LigjevePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mandati-i-kryeprokurorit-mblidhet-komisioni-i-ligjeve

Publié par Ora News sur jeudi 7 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY