Sulm i ashpër ndaj Ramës nga ish-ministri i Jashtëm: Kryeministri një delirant,...

Sulm i ashpër ndaj Ramës nga ish-ministri i Jashtëm: Kryeministri një delirant, i poshtëroi ambasadorët

177
0
Shares

Raporti i kryeministrit Edi Rama me diplomatët që përfaqësojnë Shqipërinë në botë ishte në qendë të vëvmendjes në diskutimin që ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj pati me të rinjtë në emisionin ‘Vila24’. Ai nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar si delirant dhe e konsideroi kërkesën për diplomaci ekonomike, të dalë jashtë tagrit të amabsadorëve, që nuk kanë as staf.

“S’është e thënë që kryeministri ta njohë politkën e jashtme dhe specifikat e punës së diplomatit, sidomos të ambasadorit, por e ka për detyrë të dëgjojë këshilltarët. Ne kemi një kryeministër delirant që as di as nuk dëshiron të dëgjojë e të mësojë se i pëlqen vetja e flet për tema… si të shpallem unë për ekspert basketbolli që mund të kem parë 4-5 herë nga shkallët ndeshje.

Ndër të tjera Mustafaj e cilësoi Ramën një delirant që i ofendoi rëndë ambasadorët duke bërë kërkesa për diplomaci ekonomike, kur ambasadat janë katandisur si mos më keq. “Ai foli dhe vazhdon të flasë për tema që nuk i kupton fare dhe flet me kompetencën e një njeriu që ka në dorë t’i heqë dhe t’i vërë ata. Në këtë kuptim i poshtëroi ambasadorët, i kërkoi gjëra që nuk janë në tagrin e tyre. Si do bëjnë ambasadoret diplomaci ekonomike, kur ambasada tonat nëpër botë janë me 3-4 veta, nuk arrijnë dot ti përgjigjjen asaj propagande që kërkon të bëjë zoti Rama”, theksoi Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY