Dorëheqje kolektive nga Urgjenca, 7 mjekë letër Ramës, Metës e Manastirliut: Nuk...

Dorëheqje kolektive nga Urgjenca, 7 mjekë letër Ramës, Metës e Manastirliut: Nuk punohet në kushte skandaloze

236
0
Shares

Shtatë mjekë të Urgjencës që kishin parlajmëruar rreth një muaj më parë largimin nga detyra, e kanë marrë përsipër përmbushjen e këtij akti ditën e sotme duke dhënë kolektivisht dorëheqjen.

Mjekët i kanë dërguar një letër Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, ku ankohen për mungesën e shtretërve dhe medikamenteve në spitale. Ata gjithashtu theksojnë se ka mbingarkesë pacientësh, sepse urgjencat e tjera nuk e zbatojnë rregullin dhe për këtë të gjithë shkojnë në QSUT.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”, thuhet në letrën e mjekëve të Urgjencës në QSUT.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY