BATUTA/ Murrizi e ngacmon për dëmshpërblimet, Peleshi: Më nxore nga shtrati si…

BATUTA/ Murrizi e ngacmon për dëmshpërblimet, Peleshi: Më nxore nga shtrati si…

188
0
Shares

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi dhe deputeti i PD-së, Myslym Murrizi patën një debat të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Studio e Hapur” të Eni Vasilit, ku çështja kryesore ishte ajo e përmbytjeve që paralizuan Jugun e vendit. Pavarësisht argumentave, insistimi i Murrizit në disa pyetje thelbësore, bëri që edhe ministri Peleshi i njohur për një temeperament të qetë, të shpëthente në disa momente. Pikërisht ky moment solli edhe batuta në studio, sepse ministri e superoi duke thënë: “Më nxorre nga shtrati si Vjosa”.

Debati:

Murrizi: Asnjë lek nuk keni për të dhënë nëse nuk shpallët gjendjen e emergjencës. Sa lekë do të marrin shqiptarët e përmbytur?

Peleshi: Po të bësh një pyetje me 1 mijë variabla çfarë të them. Nuk është e vërtetë që po nuk u shpall gjendja e emergjencës nuk merr asnjë lek. Gjendja e emergjencës do të shpallej nëse ne nuk do ta përballonim dot situatën, të evakuonim njerëzit, bagëtitë etj. Pra çfarë ishte në dorën e njeriut ne e përballuam me sukses. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim asnjë gjë. Ne brenda mundësive tona do ta bashkojmë buxhetin me bashkëpunëtorët e tjerë të huaj.

Murrizi: Ku do ti merrni paratë. Me 1.3 milionë buxhetin që ke do ti paguash dëmshpërblimet. Kush do tju gjendet pranë?

Peleshi: Do të marrim mbështetje nga partnerët tanë.

Murrizi: Ore po ku do t’i gjesh lekët, kujt do tja marrësh. Po të bëj pyetje të drejtëpërdrejtë.

Peleshi: Ke një meritë të jashtëzakonshme se edhe unë që nuk kam fare atë temperament më nxore dhe mua nga shtrati, si Vjosa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY