Edhe pse ka përjetuar një nga dramat më të mëdha që mund t’i ndodh dikujt, Hueyda El Saied është e aftë të shoh edhe anët e saj pozitive. Ish-balerina ka treguar në “Xing me Ermalin” se rikthimi i babait e gëzoi, por takimi me të nuk ndodhi në momentin e duhur.
“Babai im falej 5 herë në ditë, ndërsa unë isha një nga balerinat më të njohura këtu. Gjashtë muaj që babai im qëndroi në Shqipëri, unë nuk dola në asnjë spektakël. Ai nuk më lejonte të mbaja pantallona të shkurtra dhe unë vishja sipër tyre një fund të gjatë dhe sa zbrisja në katin e parë e hiqja, derisa një ditë pash që babi im ishte prapa meje dhe i thashë, nuk mundem më. Kishte konflikt kulturash”, ka thënë Hueyda.
Komentit të Ermal Mamaqit se nëse do kishte shkuar në Libi do ishte e detyruar të vishej me perçe, Hueyda iu përgjigj, “E tmerrshme. Mendoj se çdo e keqe ndodh për një të mirë. Ndihem shumë me fat”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/