Shkodër, gjendet në kanal trupi i pajetë i një 26 vjeçari, ja...

Shkodër, gjendet në kanal trupi i pajetë i një 26 vjeçari, ja emri…

122
0
Shares

Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 12:50 të ditës së sotme është gjetur në fshatin Barbullush të Shkodrës, nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi që i përket seksit mashkull. Uniformat blu kanë zbuluar se trupi i përket një 26 vjeçari, me iniciale R.B., banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

“Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë. Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY