Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ ‘Mjegulla’ fundos 5 trafikantë droge, ja emrat e të arrestuarve në Tiranë

02/12/2017
VIDEO/ ‘Mjegulla’ fundos 5 trafikantë droge, ja emrat e të arrestuarve në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona, si dhe ka sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, në kuadër të operacionit të koduar “Mjegulla”. Arrestimet janë bërë nga oficerët e Hetimit të Narkotikëve në Policinë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale.
Njoftimi i policisë:
Të arrestuar në flagrancë janë: Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj. Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMË me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas. Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” me targa AA 761 KK, për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë. Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: 4 automjete; 8 telefona celularë. Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi, Afrim Shaba, Arian Kërtusha dhe Pirro Çapi.

 

https://www.facebook.com/policia.al/videos/924168411069986/

Tags: 5 te arrestuar90 kg kanabisoperacioni Mjegullatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.