Pallati i Sportit në Vlorë përgatit shtretërit

Pallati i Sportit në Vlorë përgatit shtretërit

241
0
Shares

Pallati i Sportit në Vlorë është mbushur me shtretër në pritje të personave që mund të evakuohen gjatë natës si rezultat i përmbytjeve nga lumi Vjosa.

Image may contain: sky, ocean, tree, outdoor, water and nature

Rreth 1000 banorë të 6 fshatrave në Vlorë, pritet që të shkojnë në Pallatin e Sportit të qytetit për të kaluar natën si pasojë e përmbytjeve, raporton neës 24.

Ka qenë gjithashtu një numër i vogël qytetarësh që kanë nisur akomodimin e tyre pranë të afërmëve. Edhe pse tashmë janë marrë masat që të vendosen krevatë për të pritur qytetarët në nevojë, deri tani kanë preferuar të qëndrojnë në katet e tyre të dyta të shtëpive.

Ka nga ata që kanë vendosur thasë me rërë për të bllokuar prurjet e ujit. Vetë qytetarët i druhen ndonjë problem të mundshëm, si ndonjë vjedhje.

Pas një mbledhje të Shtabit të Emergjencës në Novoselë, ku mori pjesë edhe ministri Damian Gjiknuri, u mor vendimi që banorët, shtëpitë e të cilëve janë pranë lumit, të evakuohen për të shmangur ndonjë rrezik të pamenduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY