PËRMBYTJET/ Paralajmëron meteorologu grek: Ja kur duhet të tregoni më shumë kujdes!

PËRMBYTJET/ Paralajmëron meteorologu grek: Ja kur duhet të tregoni më shumë kujdes!

592
0
Shares

Lumi Vjosa në Përmet ndërkohë ndodhet afër pikës kritike, por nuk e ka kaluar atë. Dhe kjo duket se ka një shpjegim që ia jep sinoptikani grek, i cili parashikoi pak ditë më parë situatën e pazakontë.
Çfarë do ndodhë në orët e ardhshme dhe sidomos në malet e Pindit ku buron Vjosa pranë kufirit greko-shqiptar?
“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën reshjet dhe duket se megjithëse do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë, pasi fenomenet do të përmirësohen, do të kemi pra një mot më të mirë të shtunën, me rrebesh lokal dhe më të dobëta. Ajo që duhet të kemi kujdes është nata e së shtunës duke u gdhirë e diela sepse do kemi përsëri shi dhe shtrëngata shiu, që do mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme. Dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishim në orët e kaluara”, u shpreh për Top Channel sinoptikani grek.
Sipas tij duhet kujdes deri të hënën në mëngjes ku do të kemi përsëri disa shtrëngata lokale shiu, por edhe këto shira që nuk do të kenë sasi kaq të mëdha uji, mund të shkaktojnë përmbytje të njëjta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY