Banorët e përmbytur kryqëzojnë Xhafajn: Kërkoni taksa dreqi e mori, por ne...

Banorët e përmbytur kryqëzojnë Xhafajn: Kërkoni taksa dreqi e mori, por ne desh u mbytëm

188
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në terren në autostradën Tiranë – Durrës për të parë nga afër situatën, ndërkohë që është vënë me “shpatulla pas muri” nga banorët dhe pronarët e bizneseve të prekur nga përmbytjet.
Ai ka diskutuar me banorët, të cilët i janë kundërvënë me pyetje dhe me pakënaqësi.
“Ju kërkoni taksa dreqi e mori, po tani ca do bëjmë ne”, tha banori.
Ndërkohë, një tregtar tha se, “Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmenë, ne jemi kuajt e ekonomisë, pa ne nuk ecën qerrja. Për këtë me vjen keq”.
Teksa e ka dëgjuar ministri është shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij.
“Do e shikoj me entin e Rrugëve, te premtoj qe do ta trajtoj ketë gjë. Unë jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim të të shërbej deri në 1”, i tha Xhafaj.
“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Përmbytemi CD vit, asnjë zgjidhje nga bashkitë. Kemi një vit qe jemi ne emergjence”, i tha një tjetër banor.
Gjatë rrëfimit, një tjetër banor rrëfen dramën e tij, pasi pohoi para ministrit se shtëpia e tij ishte përmbytur 7 herë dhe se ndërron çdo vit mobiliet.
Një i ri është përlotur teksa ankohej dhe Xhafaj i ka dhënë një numër telefoni dhe i ka premtuar zgjidhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY