Gomonia me 1.6 ton drogë në Greqi ishte blerë 300 mijë euro,...

Gomonia me 1.6 ton drogë në Greqi ishte blerë 300 mijë euro, trafikantët u tradhëtuan nga GPS që vendosi…

406
0
Shares

Policia greke ka vazhduar operacionin për kapjen e çdo anëtari të organizatës së goditur, në kuadër të operacionit të quajtur prej saj historik. Pasi ishte fshehur, në një hotel në Notia Proastia është arrestuar një 50-vjeçar, biznesmen i njohur grek me banim ne Mikono, me inicialet S.K., pronar i dy restoranteve, lokale nate. Ai rezulton të ketë qenë një nga financuesit e organizatës së drogës. Arrestimi i tij e çon në 11 numrin total të të arrestuarve, pra, gjashtë shqiptarë, dy italianë, dy grekë dhe një bullgar. Burime konfidenciale bëjnë me dije se gomonen e drejtonin dy shqiptarë, identifikuar si Arban Baxheri, 32 vjeç dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh. Gjatë operacionit mësohet se një nga shqiptarët, (dyshohet se bëhet fjalë për 32- vjeçarin Baxheri), është plagosur në shpatull nga të shtënat e snajperistëve grekë. Burimet bëjnë të ditur se Policia greke kishte informacion prej kohësh për veprimtarinë e këtij grupi, që dyshohet se me këtë gomone ka kryer të paktën tri rrugë trafiku Shqipëri-Greqi. Pasi mbaronte punë, gomonia parkohej në një vend parkimi, në Lavrio, Athinë, vend ky ku Policia greke ka arritur të vendosë një GPS. Nga Lavrio, gomonia transportohej me trajler drejt Korfuzit, ku hidhej në det për rrugën e radhës. Mësohet se gomonia është blerë 300 mijë euro nga 62- vjeçari italian. Siç informojnë burimet, 10 ditë më parë pjesëtarët e grupit kanë bërë një sherr në Korfuz, por kur kanë ndierë praninë e policisë, janë shpërndarë. Sa i përket drogës, burimet bëjnë të ditur se ajo ka qenë e kultivuar në një zonë të Sarandës nga një prej pjesëtarëve të organizatës. Madje, para një viti ky grup ka humbur një ngarkesë me një vlerë më shumë se rreth 100 mijë euro, që u kap atëherë nga policia. Policia greke kishte informacion prej kohësh për ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij grupi deri në detaje dhe pas përfundimit të operacionit ka informuar edhe policinë shqiptare, e cila ka kryer kontrollin e dy banesave në Sarandë, por pa rezultat. Zv.ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht edhe deputet i SYRIZA, Nektarios Santorinios, në një deklaratë për radion e Agjencisë Telegrafike të Lajmeve të Athinës, “AMPE” është shprehur: “Mesa duket kemi goditur një rrjet të madh. Ishte një sukses, që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekjeje të ngushtë të çështjes, përmes kryqëzimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e Policisë Kufitare dhe për këtë vlen t’i falënderojmë”. Sipas të dhënave, sarandjoti Alban Baxheri është i martuar dhe prind i një fëmije të vogël. Ka pasur para disa vitesh biznes servis celularësh dhe aktualisht është i papunë. Në emër të tij nuk figuron asnjë subjekt biznesi. Më 18 gusht të këtij viti, atij iu bë pritë afër banesës nga tre persona, që e goditën në sy të djalit të tij 4-vjeçar me shkopinj bejsbolli dhe thikë pranë zemrës. U plagos rëndë dhe pasi u mjekua në Sarandë, u transportua në spitalin e Janinës. Të tre personat që e plagosën, janë liruar nga Gjykata. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY