Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Breshia goditet grupi i trafikantëve të kokainës holandeze dhe marijuanës shqiptare, në pranga 12 shqiptarë e 8 italianë

29/11/2017
Në Breshia goditet grupi i trafikantëve të kokainës holandeze dhe marijuanës shqiptare, në pranga 12 shqiptarë e 8 italianë

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër operacion i rëndësishëm policor është kryer në Itali kundër trafikut të drogës. Në aksionin që u zhvillua në qytetin e Breshias u sekuestruan tonelata me marijuanë dhe dhjetëra kilogramë kokainë që vinin nga jashtë Italisë. Operacioni ishte finalizimi me sukses i hetimeve që zgjatën disa muaj, ndërsa karabinierët të koordinuar nga Prokuroria e Breshias zbatuan 20 urdhër-arreste, mes të cilëve 16 u kapën ndërsa të tjerët janë ende të arratisur. Policia ka arrestuar 12 shtetas shqiptarë dhe 8 italianë. Mësohet se kjo organizatë kriminale importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Në pranga përfunduan korrierë e tregtarë të drogës, të cilët nga Holanda sillnin në Itali disa kilogramë kokainë në çdo udhëtim. Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. “Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë”, shkruan media italiane, duke theksuar rolin e rëndësishëm të shqiptarëve brenda organizatës.

Tags: 12 shqiptare8 italianegrupi i narkotrafikantevekokaine holandezemarijuane shqiptareshkaterrohet ne Breshia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama tërhiqet nga hidrocentralet në kanionet e Skraparit dhe kërcënon…

Berat/ Gjendet në lumin Osum trupi i pajetë i 42-vjeçarit

28/02/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Shqipëria do të listojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

28/02/2026
LEZHË/ Pasi vidhte lopë në fshatra kryente marrëdhënie me 13 vjeçaren

E gjetën në Peqin, arrestohet për ekstradim 53-vjeçari i kërkuar nga Spanja

28/02/2026
Protesta e sotme/ Do ketë revoltë, kryengritja paqësore do njohë dimensione të reja

Protesta e sotme/ Do ketë revoltë, kryengritja paqësore do njohë dimensione të reja

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama tërhiqet nga hidrocentralet në kanionet e Skraparit dhe kërcënon…

Berat/ Gjendet në lumin Osum trupi i pajetë i 42-vjeçarit

28/02/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Shqipëria do të listojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

28/02/2026
LEZHË/ Pasi vidhte lopë në fshatra kryente marrëdhënie me 13 vjeçaren

E gjetën në Peqin, arrestohet për ekstradim 53-vjeçari i kërkuar nga Spanja

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.