“Bomba” e ish-aleatit të Ramës:  Kur të nisë reforma në drejtësi, ‘diktatori’...

“Bomba” e ish-aleatit të Ramës:  Kur të nisë reforma në drejtësi, ‘diktatori’ Rama nuk do të jetë kryeministër

262
0
Shares

Nga studio e emisionit “360 Gradë” në Ora Neës është lëshuar ditën e djeshme një deklaratë “bombë” e avokatit Spartak Ngjela, i cili gjykon se në momentin që do të startojë reforma në drejtësi, ish-miku i tij Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministër i vendit. Sipas Ngjelës “sa më shpejt të tërhiqet Rama, aq më mirë do të jetë”. Nuk mund ta drejtojë ai reformën në drejtësi edhe në rast se është kundërshtar i pa sens me opozitën edhe në rast se bashkëpunon me të. Ne nuk jemi në diktaturë dhe Ramës i duket vetja si diktator”, u shpreh Ngjela.  Ndër të tjera ish-aleati i kryeministrit shtoi se Rama e ka gënjeshtrën të nivelit fëmijëror dhe ngatërron demagogjinë me gënjeshtrën. “E gjithë patologjia e Hoxhës që e ka çuar në tirani që vrau bashkëpunëtorët e tij, që nuk ka rast në botë që bashkëpunëtorët e vet pasi i shpalli heronj të popullit i vrau si tradhtar. Rama nuk tenton të shkaktojë frikë. Nuk ka seriozitet intelektiv. Ai i thotë medias kazan. Është një nonsens. E mendon veten që ka forcën e një diktatori pa pasur atë forcë. Ai nuk e kupton që i bie vlera e tij.  Demagogjia nuk është gënjeshtër e një 12 vjeçari, demagogjia është një art i madh. Aristoteli tha se pushteti i fisnikërisë bie në oligarki dhe demokracia bie në gënjeshtër. Natyra e demokracisë nuk ndahet nga demagogjia. Demagogjia është nivel i lartë i politikës”, tha Ngjela.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY