FOTO GALERI/ Basha në Shkodër, 2 orët më speciale të 105 vjetorit...

FOTO GALERI/ Basha në Shkodër, 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë

137
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi mbrëmjen e sotme Shkodrën, për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes Facebook-ut, Basha shkruan se kjo ishte një mbrëmje speciale për të, teksa është prononcuar edhe për mediet lokale.
“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!
Faleminderit Shkodra!
Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkruan Basha.
Festimet e 28 Nëntorit në Shkodër kulmuan me spektaklin e fishekzjarreve në sheshin që mban emrin e një prej figurave kryesore të Shpalljes së Pavarësisë, atë Luigj Gurakuqi.
Për minuta të tëra qytetarët shkodranë kanë shijuar pamjet e fishekzjarreve shumëngjyrëshe në sheshin kryesor të qytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY