Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do ju publikoj videot e seksit” – 50 vjeçari makth i dy studenteve

28/11/2017
DETAJE/ Dy bashkëmoshatarët gjobisin nxënësen e klasës së tetë: Lekë e cigare ose ta nxorëm videon!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndaj një 50-vjeçari të kthyer në makth për dy studente në Tiranë. I pandehuri me iniciale A. P., telefononte me numër privat studentet duke pretenduar se kishte video intime të tyre dhe se do t’i publikonte. Ai u fajësua për “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe u la në Shërbim Prove për një afat 2-mujor.
“Jeni filmuar në dhomat e zhveshjes duke kryer marrëdhënie seksuale me pedagogët. Videon do ta publikoj në internet”.
Përmes mesazheve të tilla një 50 vjeçar është kthyer në makth për dy studente të Universitetit të Sporteve në Tiranë. Ai dyshohet t’u ketë dërguar vajzave për muaj me radhë SMS, si edhe t’i ketë telefonuar me numër privat duke i kërcënuar me publikimin e videove intime.
“Anonimi” është identifikuar nga njëra prej tyre, e cila ka njohur përtej telefonit zërin e bashkëshortit të hallës së saj. Pas kallëzimit, 50-vjeçari me iniciale A. P. banor i qarkut të Beratit, përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe u dënua me 1 muaj burg, për t’u lënë më pas në Shërbim Prove për një periudhë 2 mujore.
Referuar vendimit të gjykatës, i siguruar nga “ABC News”, telefonatat me numër privat drejt studenteve kanë nisur gjatë vitit shkollor 2016 – 2017. 50 vjeçari ka telefonuar disa nga shoqet e mbesës së gruas, të cilave u prezantohej si babai i saj. Më tej ai ka dërguar SMS te shoqja e saj e shtëpisë. Në disa raste vajzat e kanë telefonuar mbrapsht. Ai ka folur dhe ka shprehur dyshime se ato punonin si prostituta në Tiranë.
Në takimet që ka pasur në qytetin e saj me të dyshuarin, i pandehuri ka mohuar të jetë ai autor i mesazheve apo telefonatave. Thirrjet e fundit të kësaj natyre kanë qenë në muajin shkurt 2017. Në kallëzim, studentet kanë rrëfyer se me kërcënimet, ngacmimet dhe veprimet e përsëritura i pandehuri iu ka shkaktuar ankth, frikë dhe shumë pasiguri për jetën. Gjatë gjykimit i pandehuri ka shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Tags: KERCENIMvideo intime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.