Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përgatituni! Së shpejti taksim për të gjithë llojet e të ardhurave

28/11/2017
Taksa e hapësirës, bizneseve u vijnë faturat, deri 100 mijë lekë në muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka ndërmarrë një nismë për të tatuar në mënyrë progresive të gjitha të ardhurat. Për këtë ligj, ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë dy vjet që po punojnë.
E gjithë logjika është që të gjithë llojet e të ardhurave të bashkohen në një sistem, e mbi shumën që do të dalë në fund të vendoset tatimi mbi të ardhurat. Sot në mënyrë progresive tatohen vetëm pagat. Me normën 0 taksohen rrogat deri në 30 mijë lekë, 13% ato deri në 130 mijë, dhe 23% për pagat mbi këtë kufi. Mësohet se e njëjta shkallë tatimore do të aplikohet për totalin e të ardhurave që sigurohen.
Aktualisht, taksa për qiratë, shpërblimet, kontratat e shërbimit dhe interesat bankare është 15%. Përmes modelit të ri, nëse të ardhurat mujore janë mbi 160 mijë lekë, atëherë pesha e tatimit do të rritet, ndërsa nëse janë nën këtë kufi tatimi do të ulet.
Në draftin paraprak që ekspertët e Fondit Monetar kanë dorëzuar në Ministrinë e Financave, propozohet që të ardhurat nga puna, biznesi, dividenti, shitja e pronës, qiratë, veprimtaritë kulturore dhe sportive, të drejtat e autorit dhe interesi bankar të llogariten së bashku.
Shtrirjen e tatimit progresiv mbi të gjithë burimet e të ardhurave për individët e ka paralajmëruar para disa ditësh edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.
“Ligji i ri do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”.
Ndryshimi i mënyrës së si do të tatohen të ardhurat personale do të hyjë në fuqi në vitin 2019-ë. Përjashtime do të ketë vetëm për të ardhurat që përfitohen nga sigurimet shoqërore, kompensimet sociale dhe shpërblimet që japin autoritetet shtetërore për shkencën, sportin dhe kulturën.
Në variantin që FMN ka dorëzuar, propozohet edhe përfshirja e të ardhurave nga lojërat e fatit, të cilat një ditë më parë u hoqën si të ardhura të tatueshme edhe nga ligji për tatimin e të ardhurave.

Tags: Taksatte ardhurat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.