FOTO GALERI/ Rama befasohet në Vlorë, pritet me protesta: “Shpalle narko-shtetin”

FOTO GALERI/ Rama befasohet në Vlorë, pritet me protesta: “Shpalle narko-shtetin”

226
0
Shares

Teska qindra qytetarë ishin mbledhur në “Sheshin e Flamurit: në Vlorë për të parë nga afër ceremoninë zyrtare për festimet e ditës së Pavarësisë, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga disa të rinj. Të rinjtë, pjesë e forumit rinor të Partisë Demokratike mbanin në duar parulla me simbole të kanabisit, për t’i treguar kryeministrit se e ka shndërruar Shqipërinë në parajsë droge. Nga fotot e bëra tashmë publike shihen në sheshin e Flamurit parulla, ku janë të stampuara fotot e tre efektivëve të policisë si Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët akuzohen për lidhje me klanin Habilaj dhe janë arratisur. Mbi fotot e tyre qëndron ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe piramida kryesohet nga kryeministri Edi Rama. “Ismail Qemali shpalli pavarësinë Rama narkoshtetin”, shkruhet në një nga parullat e protestuesve. Protestuesit gjithashtu kërkuan arrestimin e kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY