Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Taksa e re për pronat, sa do paguajnë dyqanet për çdo qytet

27/11/2017
LISTA/ 10 bashki në prag falimentimi, Tatimet shpallin mbledhjen me forcë të detyrimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset në të gjithë vendin, nga muaji prill i vitit të ardhshëm, do të paguajë si taksë prone 0,2 për qind të vlerës së dyqanit, shkruan “Panorama”.
Ministria e Financave kishte propozuar që fillimisht, përqindja që do të aplikohet mbi çmimin e një ndërtese që përdoret për veprimtari ekonomike, të ishte 0.15 për qind, por që më pas propozimi nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, erdhi për 0,2 për qind. Ndryshimet u miratuan edhe në Komisionin e Ekonomisë, duke bërë që biznesi tashmë të taksohet me vlerën më të lartë sesa drafti i fillimit.
Aktualisht, taksa e ndërtesës për biznesin është fikse dhe sipas qyteteve varion nga 400 lekë/m2 deri në 200 lekë për metër katror. Gazeta boton tabelat zyrtare të Ministrisë së Financave me llogaritjet se sa do të paguhet me nivelin e ri prej 0,2 për qind dhe ndryshimi nga tatimi aktual.
Bizneset në qytetet si Tirana, Elbasani apo Korça, me taksën e re do të paguajnë më pak, ndërsa bizneset në qytete si Selenica apo Bajram-Curri, tatimi për dyqanet do të rritet.

Taksa e re
Me variantin e parë të qeverisë për taksën e ndërtesës në nivelin 0,15 për qind, një biznes në Kombinat do të paguante 7,600 lekë më pak në vit nga sa paguan aktualisht. Me rritjen e taksës, nga varianti i parë në 0,2 për qind, ky biznes do të paguajë 4,800 lekë më pak nga sa paguan me taksën fikse.
Referuar llogaritjeve që ka kryer Ministria e Financave, vlera e një dyqani në Kombinat me sipërfaqe 40 metra katrorë, me çmim reference 140 mijë lekë/ m2, llogaritet 5,600,000 lekë. Shuma e taksës së re do të jetë 4,800 lekë në vit. Sot, ky biznes paguan taksë për ndërtesën në vlerën e 16,000 lekëve në vit, pasi taksa llogaritet fikse me 400 lekë/m2.
Me taksën e re, ky biznes do të paguajë 4800 lekë më pak në vit. Sipas llogaritjeve të Financave, ulja më e lartë do të jetë për bizneset në Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Me taksën e re, një biznes në Korçë me sip. 40 metra katrorë, do të paguajë 5,920 lekë në vit. Sot, ky biznes paguan 12 mijë lekë. Këtij biznesi taksa do t’i ulet 7,520 lekë në vit. Sipas shembujve të qeverisë, taksa do të ulet edhe për bizneset në Elbasan.
Nëse një dyqan në Elbasan me sipërfaqe 40 m2, i llogaritur me çmimin e referencës që është 74,000 lekë kushton 2,960,000 lekë, me taksën 0,2 për qind do të paguajë 5,920 lekë në muaj. Ky biznes sot paguan 12,000 lekë në vit dhe taksa do t’i ulet 7,520 lekë në vit. Me variantin e ndryshuar të qeverisë, një biznes në Selenicë apo në qytetin Bajram-Currit, do të paguajë më shumë se nga sa paguan sot.
Konkretisht, një biznes me sipërfaqe 40 metra katrorë në Selenicë, i llogaritur me çmimin e referencës 120,000 lekë/m2, ka vlerën 4,800,000 lekë. Taksa e re do të jetë 9,600 lekë në vit. Me formulën fikse, ky biznes paguan sot 8 mijë lekë në vit, ndërsa me taksën e re do të paguajë 1,600 lekë më shumë në vit. Taksa do të rritet edhe për bizneset në qytetin e Bajram Currit ,që do të paguajnë 640 lekë më shumë në vit.

Tags: dyqanetaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.