DETAJE/ Nusja i iku te shtëpia e nënës dhe s’u kthye më,...

DETAJE/ Nusja i iku te shtëpia e nënës dhe s’u kthye më, 23-vjeçari denoncon në polici zhdukjen

182
0
Shares

Një 23-vjeçar nga Kamza ka vënë alarmin në polici, pasi prej 2 ditësh bashkëshortja e tij është zhdukur pa lënë gjurmë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se personi me iniciale I. N., banues në Laknas pohoi se gruaja e tij 21 vjeçe me inicialet D. N., nuk ishte kthyer në banesën e tyre. Ai tha para oficerëve të policisë se gruaja e tij kishte qenë te nëna e saj, ndërsa më pas do të vinte në shtëpinë e tyre.
“Më datë 26. 11. 2011, shtetasi I. N., 23 vjeç banues në Laknas, Kamëz ka bërë kallëzim se më 25. 11. 2017, rreth orës 15:00, është larguar nga banesa e nënës së saj në Valias dhe nuk është kthyer bashkëshortja e tij, D. N., 21 vjeçe, banuese në Laknas Kamëz”, citohet në njoftimin e policisë.
Fill pas denoncimit, policia nisi hetimet për gjetjen e të resë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY