Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

THE GUARDIAN/ Hidrocentralet mbi Vjosë, kërcënimi nga digat në Ballkan

27/11/2017
Rama shkel premtimin, heq dorë nga Parku Kombëtar  – licencon një tjetër HEC mbi lumin Vjosë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkencëtarët e huaj ngrenë alarmin për atë që e quajnë “tsunami i digave” në Ballkan, e që sipas tyre, rrezikon zhdukjen e lumenjve dhe humbje të biodiversitetit.
Studimi i realizuar nga Fluvius, një agjenci konsulence për projekte të mbështetura nga OKB dhe BE ndalet kryesisht te lumi i Vjosës në Shqipëri.
Ai cilësohet si një parajsë dinamike për speciet ujore që janë zhdukur rreth Europës, e që tani po rrezikohen edhe atje për shkak të digave. Studimi i publikuar nga britanikja “The Guardian” përmend një lloj të veçante peshku, “Isoperla vjosa”-n, i zbuluar gjatë një ekspedite të 25 shkencëtarëve në Vjosë.
Ashtu si salmoni i Danubit dhe trofta e Prespës edhe kjo specie është në rrezik nga projekte hidroenergjetike, siç thotë Ulrich Eichelmann, drejtor i organizatës RiverWatch. I intervistuar nga “The Guardian”, ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri pohon se dy mega hidrocentrale në Vjosë do të lejojnë kalimin e peshqve përmes “bypass”-et.
Ai kundërshton zbulimet e raportit duke thënë se në Shqipëri po ndërtoheshin vetëm dy diga të larta. Ndërtimet e hidrocentraleve janë shtuar me 300 për qind rreth Ballkanit Perëndimor sipas studimit. 2800 diga të reja janë projektuar në një zonë që shtrihet nga Sllovenia në Greqi, 37 për qind të të cilave do të ndërtohen në zona të mbrojtura si parqe natyrore.
Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehte me 81 diga në ndërtim e sipër. Përveç jetës ujore, bumi i digave mund të kërcënojë edhe njerëzit.
Që prej 2012 konfliktet e pronave mes kompanive të mëdha energjetike dhe fermerëve të vegjël kanë çuar në vrasje sipas një studimi të financuar nga BE. Aty citohen 3 raste vdekjesh dhe dhjetëra arrestime lidhur me valën e projekteve hidroenergjetike në Shqipëri.

Tags: HecKERCENIMvjose

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.