SKANDALI/ BE: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri u ndikua nga blerja e votës,...

SKANDALI/ BE: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri u ndikua nga blerja e votës, 20% të votuesve iu ofrua para

182
0
Shares

Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup gjeti se Shqipëria kishte numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës. Studimi përfundoi pak kohë më parë dhe ka referuar se 1/5 të anketuarve në Shqipëri dhe Malin e Zi kanë pohuar se u është ofruar para në këmbim të votës. Për të realizuar këtë studim janë angazhuar ne më shumë se 6 organizata në rajon dhe votuesve u është drejtuar direkt pyetja “ A ju është ofruar para në këmbim të votës?”. Veçanërisht, një në pesë të anketuar në Malin e Zi (22.5%) dhe Shqipëri (20.6%) raportuan se kanë marrë oferta parash ose favore në shkëmbim të një vote, ndërsa shifrat në Bosnjë dhe Kosovë ishin përkatësisht 15.4% dhe 12.5%. Presioni ndaj votuesve është më i ulët në Serbi (8.4%) dhe Maqedoni (7.4%). Studimi arrin në përfundimin se në secilin nga vendet e Ballkanit numri i votuesve që kanë marrë oferta për blerje vote përfaqëson një proporcion të konsiderueshëm të elektoratit, masë kjo që ndikon edhe në rezultatet e zgjedhjeve. Numri i votuesve që janë në shënjestër me ofertën e blerjes së votës është më shumë se dy të tretat e votave për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Malin i Zi, ndërsa tejkalon numrin e votuesve për fituesit në Bosnjë dhe Kosovë. “Gjetjet tona nuk duhet të merren si një tregues i saktë i efektit të klientelizmit në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë ato janë shumë afër realietit të klientelizmit të blerjes së votës në Rajon” thuhet në studimin e institutit për Demokraci” me qendër në Shkup. “Gjetjet tona sugjerojnë se shkalla e klientelizmit është e mjaftueshme për të lëkundur rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në raport. Studimi ka gjetur gjithashtu se partitë politike në vendet e Ballkanit ushtrojnë forma negative presioni të shoqëruara herë pas herë me kërcënime për votuesit për të siguruar mbështetje politike. Në Malin e Zi, 11.7% e të anketuarve raportuan se ata janë këshilluar nga menaxherët e tyre / bosi për të votuar për një parti të caktuar ditën e zgjedhjeve, ndërsa 7.5% thanë se atyre u është kërkuar që të marrin pjesë në aktivitetet e partisë. Shifrat përkatëse janë 6% / 3.4% në Maqedoni, 5.5% / 5.1% në Kosovë, 5.2% / 6% në Serbi, 4.8% / 5.6% në Shqipëri dhe 4.5% / 3.3% në Bosnjë./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY