VIDEO/ Policia publikon pamjet e arrestimit të 4 grabitësve që terrorizuan çiftin...

VIDEO/ Policia publikon pamjet e arrestimit të 4 grabitësve që terrorizuan çiftin e moshuar…

133
0
Shares

Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në fshatin Shkallnur, ku grabitësit terrorizuan dhe dhunuan duke lidhur me litar një çift të moshuarish, të cilëve më pas iu morën një shumë të konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi të pandërprerë me metoda speciale ndalohen katër autorët, të cilët dhunuan dhe vodhën banesën e një çifti në Shkallnur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganzuar, me metoda speciale, pas provave të administruara në rrugë shkencore dhe procedurale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur.
Janë ndaluar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:
• N. P. 35 vjeç, banues në Durrës;
• M. P. 30 vjeç, banues në Durrës.
• J. Q. 43 vjeç, banues në Durrës;
• E.S. 30 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.
Mekanizmi I ngjarjes:
N.P. dhe M. P. (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe
ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit J. Q. dhe E.S. (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.
Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja.
Më pas autorët janë larguar.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve. Kapja dhe ndalimi I tyre është bërë e mundur si rezultat I bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Durrës. Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur. Pas një hetimi të pandërprerë me metoda speciale ndalohen katër autorët, të cilët dhunuan dhe vodhën banesën e një çifti në Shkallnur.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganzuar, me metoda speciale, pas provave të administruara në rrugë shkencore dhe procedurale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur. Janë ndaluar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:• N. P. 35 vjeç, banues në Durrës;• M. P. 30 vjeç, banues në Durrës.• J. Q. 43 vjeç, banues në Durrës;• E.S. 30 vjeç, banues në Korçë.Shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.Mekanizmi I ngjarjes:N.P. dhe M. P. (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit J. Q. dhe E.S. (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja.Më pas autorët janë larguar.Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.Kapja dhe ndalimi I tyre është bërë e mundur si rezultat I bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 26 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY