Reagon Elona Gjebrea pas publikimit të dokumentit të burrit

Reagon Elona Gjebrea pas publikimit të dokumentit të burrit

264
0
Shares
Elona Gjebrea

Deputetja nr.1 e listës së PS në Tiranë dhe ish zëvëndësministre e Brendshme ka reaguar fill pas publikimit në disa media të dokumentit të të shoqit ku thuhet se është dënuar nga drejtësia me burg për mashtrim dhe falsifikim.

Gjebrea në sqarimin e saj vetëm pak minuta pas publikimit deklaron se nuk ka asgjë të paligjshme dhe të pamoralshme nga ana e saj apo familjes për 4 vite që ka qëndruar në detyrën e lartë shtetërore.

Gjebrea nuk ka përmenduar të shoqin dhe akuzën e publikuar ndaj tij. Më poshtë është sqarimi i saj i plotë.

Sqarim:

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv/Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.

Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.

Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY