Elona Gjebrea, i del dokumenti i burrit, ja cfarë shkelje penale ka...

Elona Gjebrea, i del dokumenti i burrit, ja cfarë shkelje penale ka bërë

1162
0
Shares

Elona Gjebrea, ish-zevendësministrja e Brendshme dhe kryesuesja e listës së deputetëve socialistë për Tiranën ndodhet para një historie të re duke e shtuar edhe më shumë hijet mbi të përfshirë edhe udhëtimin me makinën e Habiljave. Bashkëshorti i saj ka fshehur faktin se ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Dokumenti qe verteton denimin e burrit te Gjebrese

Arian Viktor Hoxha, bashkëshorti i zonjës deputete është deklaruar fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumentave shtetërorë dhe gjykata e ka dënuar me 8 muaj e 25 ditë heqje lirie, shkruan opinion,al.

Hoxha ka qëndruar rreth tre vite më parë si këshilltar i ministrit Gjiknuri dhe me këtë rast i është dashur të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit.

Pikërisht në këtë moment, zoti Hoxha është bërë subjekt verifikimi nga sektori i dekriminalizimit ,ku pas verifikimit është konstatuar se ai nuk e ka deklaruar dënimin,sipas detyrimit ligjor që kanë të gjithë zyrtarët e administratës publike. Dosja e tij i është përcjellë më tej Prokurorisë së Tiranës,ndërsa dy vitet e fundit bashkëshorti i deputetes Gjebrea punon për një projekt shumëmilionësh të Bankës Botërore me OSSHE. Pra përveç se i dënuar,bashkëshorti i zonjës Gjebrea ka mashtruar me vetëdeklarimin,akt që ka çuar në heqjen e mandatit për disa deputetë apo kryetarë bashkie, shpjegon opinion.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY