PËRGJIME & DETAJE/ Ja si trafikantët “tradhtuan” zyrtarët e Policisë të shpallur...

PËRGJIME & DETAJE/ Ja si trafikantët “tradhtuan” zyrtarët e Policisë të shpallur në kërkim

162
0
Shares

Ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të shpallur në kërkim nga prokuroria e krimeve të rënda u zbuluan fillimisht nga komunikimet pakujdesshme te anëtareve te grupit Habilaj.
Taulant Haxhiraj i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Habilajve në Shqipëri dhe që menaxhonte parcelat me kanabis ne Treblovë të Vlorës shprehej shpesh gjatë komunikimit me bashkëpunëtorëve e tij se kjo punë bëhej me shtet.
Mjaftuan përgjime që hetuesit të shtrinin dyshimet dhe mbi zinxhirin drejtues të policisë së Vlorës të cilët mund të ndihmonin në trafikun e tonelatave të kanabisit drejt Italisë, raporton Vizion Plus.
Dyshimet u përforcuan dhe pas mbërritjes së dosjes italiane ku grupi i Habilajve fliste hapur për bashkëpunimin e tyre me policinë.
Për drogën e sekuestruar në Treblovë e Vezhdanishtë një vit më parë në pranga ra dhe një oficer policie, Renaldo Avduli.
Verifikimet e prokurorisë deri më tani kanë nxjerrë te implikuar 3 ish zyrtarë të policisë së Vlorës por grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ky numër të jetë dhe më i lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY