Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e...

Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve

218
0
Shares
Elona Gjebrea

“Elona Gjebrea duhet të flasë, përse ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e drogës së Habilajve. Ajo duhet të bashkëpunojë me drejtësinë”.
Apeli vjen nga deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila i kërkon ish-zëvendësministres së Brendshme, sot deputetet e PS-së, ti përgjigjet edhe disa pyetjeve.
“Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.
Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:
• Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
• Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
• Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
• Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:
• A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
• Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:
• Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
• Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
• Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:
• A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë”, u shpreh Dhurata Çupi.

Dhurata Çupi

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY